Surprise Me!

Amnisti fiskale dhe penale per deklarimin e pasurive | Lajme - News

2020-07-11 6 Dailymotion

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kanë firmosur projektligjin e amnistisë fiskale dhe penale për deklarimin e pasurive të çdo lloji për të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht ku janë rezidentë.

Nisma është publikuar për konsultim publik, duke i hapur kështu rrugë miratimit të draftit nga Këshilli i Ministrave dhe më pas Kuvendi.

Për 12 muaj, çdokush që nuk ka deklaruar pasurinë e tij në pronë, para, vepra arti, pasqyra financiare të bizneseve apo sende me vlerë të çdo lloji, do të duhet të tërheqë një formular pranë Drejtorisë së Tatimeve, e cila do ngrejë një njësi të posaçme për këtë qëllim, ku pasi të plotësojë të dhënat dhe të derdhë shumën përkatëse në bankë, njësia do të përpunojë kërkesën e subjektit. Në çdo rast aplikimi garanton konfidencialitet dhe nuk përbën rrezik nisjen e hetimit penal.

?Subjektet përfitues, ndaj të cilëve është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar?.

Nisma përjashton përfitimin nga amnistia të subjekteve të ligjit antimafia, aktit normativ për forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, subjekteve që u ka shkuar më parë thirrja për kontroll tatimor dhe zyrtarëve të lartë e familjarëve të tyre.

Nuk do të përfitojnë nga amnistia Kryeministri, deputetët, gjyqtarët e prokurorët, krerët e policisë, shërbimit informativ, tatimeve, doganave, krerët e të gjithë institucioneve të pavarura dhe anëtarët e bordeve të tyre, prefektët, drejtuesit e institucioneve publike, drejtuesit e kompanive shtetërore dhe të gjithë ata bashkë me familjarët e tyre që kanë mbajtur më parë këto detyra.

?Amnistia është hartuar në mënyrë të tillë që nuk lejon ligjësimin e kapitaleve apo financave të subjekteve kriminale, atyre të ekspozuar ndaj krimit apo subjekteve të cilët sipas legjislacionit në fuqi kanë një ekspozim politik?.

Për të gjithë ata që deklarojnë pasurinë në 4 muajt e parë, do të paguajnë tatim 5% të shumës së deklaruar, 7 % në 4 muajt e dytë dhe 10% në 4 mujorin e fundit të amnistisë.

?Është e nevojshme që vendi, pas kapërcimit të dy eventeve tronditëse të ekonomisë, si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia botërore për shkak të COVID-19, të mund të rimëkëmbet, ndër të tjera, duke zyrtarizuar tregun real të saj?.

Kjo është hera e parë që Shqipëria do të miratojë një nismë të tillë. Aministia e kapitalit është hedhur disa herë për diskutim në publik si një nismë e cila do të vinte një vijë ndarëse nga periudha informale dhe formale e Shqipërisë, por asnjëherë nuk janë bërë 84 vota në parlament për të kaluar ndryshimet për amnistinë penale të saj.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https:...

Buy Now on CodeCanyon